Drejtuesit e Tottenham janë të interesuar që t’i bëjnë disa ndryshime në klub.
Sipas The Times, Spurs do të fillojnë me vendosjen e Eric Dier në listën e transferimeve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Pastaj në dispozicion për t’u larguar nga klubi mund të vihen edhe futbollistët si: Christian Eriksen, Danny Rose, Serge Aurier dhe Victor Wanyama.
Krejt kjo për shkak se menaxheri Mauricio Pochettino synon t’i lirojë pozitat për të nënshkruar lojtarë të rinj.