Tottenham ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe është ngjitur në vendin e 8 me 42 pikë, shumë pranë zonës Champions të renditjes së kampionatit anglez.
Të besuarit e Jose Mourinhos gjetën avantazhin në minutën e 18’, kur Adarabioyo devijoi një top në mënyrë të pafat në portën e tij. Fulham provoi të rikthejë baraspeshën dhe gjeti golin në minutën e 62-të me Maya, por VAR e anuloi për një prekje me dorë.
Më pas “Spurs”-at menaxhuan mirë avantazhin deri në fund, duke mos u dhënë mundësi vendasve të kërcënojnë portën e Hugo Lloris dhe morën një 3-pikësh me mjaft vlera.
Regjistroi suksesin e tretë radhazi edhe Evertoni, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj West Brom.
Një gol i brazilianit Richarlisson në minutën e 65-të vendosi fatin e takimit, ndërsa me tre pikët e marra, Everton ngjitet përkohësisht në vendin e katërt.