Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar humbjen e dytë në Premier Ligë, duke u mposhtur kësaj radhe nga Wolves, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28’të në kampionatin anglez, Tottenham Hotspur ka pësuar humbje nga Wolves me rezultatin 2-3.
Pavarësisht se Spurs ishin duke udhëhequr dy herë me rezultatin (1-0 dhe 2-1), mysafirët arritën që t’i përmbysin.
Steven Bergwijn dhe Serge Aurier shënuan golat për vendasit, teksa golaet e fitores për mysafirët u shënuan nga Matt Doherty, Diego Jota dhe Raul Jimenez.
Tottenhami mbetet me 40 pikë dhe tani renditet në pozitën e shtatë, kurse Wolves tani ka 42 pikë dhe zë pozitën e gjashtë në tabelë.