Tottenham-it i kërkohen 20 milionë për Clarke

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur është informuar se duhet t’i paguajë 20 milionë funte nëse dëshiron që ta marrë në radhët e veta futbollistin e Leeds United, Jack Clarke, sipas Daily Mirror.

Finalistët e Ligës së Kampionëve mund të përballen me konkurrencë nga Crystal Palace teksa duan ta marrin 18 vjeçarin i cili luan si sulmues i krahut.

Clarke ka kontribuuar sivjet me dy gola dhe dy asistime në 24 paraqitjet e tij në Championship, dhe ishte afër që të promovohej në Premier Ligë me skuadrën e tij.

Të ngjashme