Skuadra Tottenham nuk dëshiron ta lejojë mbrojtësin Jan Vertonghen të largohet falas.
Për këtë arsye përfaqësuesit e klubit anglez kanë filluar negociatat me futbollistin 32 vjeçar për të nënshkruar një kontratë të re, shkruan Goal.
Kontrata e mbrojtësit belg pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe Tottenham shpreson që ta bindë atë të qëndrojë edhe një vit.