Tottenham Hotspur i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit në garë për Paulo Dybala, duke i ofruar 90 milionë euro për të.
Dybala e humbi vendin e titullarit në vitin e fundit në Juve dhe raportohet se ai është duke i konsideruar alternativat tjera.
Manchester Unitedi dhe PSG-ja janë dy klubet që kanë shfaqur interesim për të deri tani, por Tottenhami është futur në garë tash dhe ka bërë ofertë më të mirë se ato.
Sipas Evening Standard, Daily Mail dhe disa mediave të tjera britanike, finalisti i Ligës së Kampionëve është i gatshëm t’i derdhë 90 milionë euro në arkat e Juves për sulmuesin argjentinas.
Kampioni italian e bleu 25-vjeçarin për 40 milionë euro nga Palermo më 2015.