“Spurs” dëshirojnë ta rikthejnë në Londër yllin uellsian të Real Madridit nga sezoni i ardhshëm
Tottenhami i ka nisur bisedimet me Real Madridin për Gareth Balen.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.
Nënkampioni evropian synon ta rikthejë yllin uellsian nga sezoni i ardhshëm.
Spurs synon ta transferonin futbollistin e krahut të djathtë qysh në janar, por Reali nuk duket i gatshëm të heq dorë nga ai, së paku deri në verë.
Pa dyshim, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Balet në “Santiago Bernabeu”.
Përfaqësuesi uellsian nuk i ka punët edhe aq mirë me trajnerin Zinedine Zidane.