Nënkampioni i Evropës është njëri prej klubeve më të interesuar për sulmuesin kosovar, të cilin e do edhe Lazio
Tottenhami është njëri prej klubeve më të interesuar për Vedat Muriqin.
Nënkampioni evropian e do me ngulm sulmuesin kosovar.
Dhe, mediumi turk “Fanatik” shkruan se “Spurs” e kanë bërë gati tashmë ofertën zyrtare për prizrenasin.
Klubi anglez i ofron 25 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar, të cilin e sheh si alternativë të Harry Kanet.
Kjo shumë do të ishte e kënaqshme për Fenerbahçen, e cila është në krizë financiare.
Lazio ndërkohë flitet se i ka ofruar 20 milionë euro për 25 vjeçarin.
Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në të gjitha kompeticionet këtë sezon deri tash.
Futbollistin kosovar e duan edhe Napoli, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley e Brighton./ge