Tottenhami ia “mësyn” Coutinhos

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkampioni aktual evropian shpreson ta transferojë yllin brazilian, i cili pritet të largohet nga Barcelona pas rikthimit nga Bayern Munichu.

Tottenhami e ka shtuar interesimin për Philippe Coutinhon.

Ylli brazilian aktualisht është i huazuar në Bayern Munich, ku e kaloi këtë sezon.

Mirëpo, ai do të rikthehet përkohësisht në Barcelonë pasi gjiganti bavarez nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij.

Dhe, ish-portieri i Spurs, Paul Robinson thotë se nënkampioni evropian mund ta blejë 27 vjeçarin gjatë verës që vjen.

Përndryshe, interesim për ish-futbollistin e Interit, Espanyolit e Liverpoolit ka shprehur edhe Chelsea.

Sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e përfaqësuesit brazilian do të jetë në Premierligë. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme