Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar këtë verë. “Daily Mail” ka raportuar se Tottenhami është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Interin në lirimin e Skriniarit.
Skriniar pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që po e kërkon me çdo kusht sllovakun 26-vjeçar. Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 30 ndeshje dhe tri gola të shënuara në të gjitha garat. Skriniar te Interi u transferua në vitin 2017 nga Sampdoria për 34 milionë euro.