Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, po kërkon që përforcimi i tij i parë gjatë kësaj vere të jetë mesfushori i Valencias, francezi Geoffrey Kondogbia.
Kështu ka njoftuar tabloidi anglez “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.
Kondogbia, 25-vjeçar, edicionin e shkuar ishte i huazuar te Valencia që bleu kartonin e tij muaj më parë nga Interi për 30 milionë euro. Ai te Valencia ishte ndër lojtarët më të dalluar dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Te Tottenhami janë të gatshëm që të paguajnë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për Kondogbian, të cilin e shohin përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Mesfushori gjatë karrierës ka luajtur edhe te Monaco, Sevilla e Lensi.