Raportet në Argjentinë tregojnë se Tottenham Hotspur ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse për mbrojtësin e Atalantas, Cristian Romero.
Sipas TyCSports dhe TNT Sports, të dy klubet tani janë marrë vesh rreth shumës së transferimit, përcjell Gazeta Express.
Faqet argjentinase pohojnë se ka edhe 5 milionë euro bonuse të tjera, të cilat do ta çojnë totalin mjaft afër çmimit të kërkuar prej 60 milionë eurosh.
Romero tashmë ka dhënë gjithçka për t’u bashkuar me ekipin e Premier League dhe tani do të negociohet rreth kushteve personale.
Romero është ende me pushime dhe nuk do të bashkohet me skuadrën e Atalantës për stërvitje deri të hënën, pasi ai ishte pjesë e ekipit të Argjentinës që fitoi Kupën e Amerikës.
Kontrata e tij me Spurs pritet të zgjasë deri në qershor 2026.
Atalanta nënshkroi me Romero nga Juventus, në një huazim dyvjeçar në 2 milionë euro me 16 milionë euro opsion për ta blerë.