Tottenhami e ka nisur keq vitin 2020, duke pësuar humbje në udhëtim te Southamptoni.
Vendasit arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte Danny Ings ai që shënoi golin e parë në minutën e 17 të ndeshjes, pas asistimit nga Stephens.
Tottenhami arriti të krijojë mjaft raste shënimi, por pa efikasitet.
Pas kësaj humbje Tottenhami në vendin e gjashtë ka 30 pikë, derisa Southamptoni me pesë pikë më pak mban vendin e 11.