Drejtuesit e Tottenhamit dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re me rritje page trajnerit Mauricio Pochettino.
Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino cilësohet si një nga më të mirët në botë, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave.
Ndër to janë edhe dy gjigantët evropian, Real Madrid dhe PSG.
Por, sipas mediave angleze, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy është i kënaqur me punën e tij dhe i ka ofruar rritje page.
Me kontratë të re ai do të përfitonte nga 7.5 milionë euro, për dallim nga 6.1 milionë euro sa merr tani. Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2021.
Pochettino drejtimin e Tottenhamit e kishte marrë në verën e vitit 2014.