Spekulimet për transferime vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjen në botën e futbollit gjatë fazës së karantinës. Tottenhami e gjen veten në mes të këtyre spekulimeve, shkaku i të ardhmes së Harry Kane.
Sulmuesi anglez Harry Kane ka ngjallur spekulime të shumta tani që aktivitetet sportive janë pezulluar, pasi që raportohet se për të është interesuar Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer.
Por, Manchester Unitedi është zhgënjyer nga përgjigja që ka marrë nga Tottenhami, pasi që klubi londinez ia ka bërë të qartë se nuk do ta shesë sulmuesin anglez te një rival në Angli gjatë kësaj vere.
Manchester Unitedi ende nuk ka arritur ta zëvendësojë Romelu Lukakun, përderisa vetëm e ka sjellë në skuadër si huazim në janar Odion Ighalon. Por, planet e klubit nuk janë ende të qarta, veçanërisht tani që Marcus Rashford po i afrohet kthimit nga lëndimi.
E përditshmja britanike DailyMaill raporton se Tottenhami do të ishte i gatshëm ta shesë Kane në Old Trafford vetëm për 227 milionë euro, që do ta bënte anglezin futbollistin më të shtrenjtë në histori, duke e kaluar Neymarin për pesë milionë euro.
Këtë çmim të lartë Tottenhami e kishte vendosur për ta përmirësuar buxhetin e klubit, pasi që ndërtimi i stadiumit të ri u ka kushtuar 725 milionë euro, përderisa i ka edhe 94 milionë euro të tjera borxh në klauzola.
Megjithatë, BBC insiston se drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Lecy, nuk është i gatshëm ta shesë Kane gjatë verës, e veçanërisht jo te ndonjë klub rival në Premierligë.