Tottenhami nuk ka për qëllim t’ia shesë Manchester Unitedit apo cilitdo klub tjetër të Premierligës sulmuesin dhe kapitenin e skuadrës, Harry Kane, sipas Sky Sports.
Javën e fundit u raportua se kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, është i gatshëm ta pranojë kalimin e Kane në Unitedin për një rekord botëror, 230 milionë euro, për shkak të telasheve financiare gjatë krizës së pandemisë Coronavirus.
Stadiumi i Spurs kushtoi mbi 1 miliard euro dhe koronavirusi pritet të kenë ndikim të madh financiar në të gjitha klubet e Premierligës, përfshirë Tottenhamin i cili tashmë i ka dhënë pushim pa pagesë stafin josportiv.
Sipas mediave, Kane do ta pranonte kalimin në United, por Sky Sports thotë se burimet e veta konfirmojnë se kapiteni i Kombëtares së Anglisë nuk do të largohet nga Tottenhami për Unitedin apo ndonjë klub tjetër të Premierligës.