Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore ndaj Leedsit në Premier League.
Ndeshja përfundoi 3-0.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Harry Kane në minutën e 29-të përmes penaltisë. Tutje, pak para fundit të pjesës së parë, Heung-Min Son, shënoi për 2-0.
Goli i tretë erdhi përmes mbrojtësit Toby Alderweireld, në minutën e 50-të.
Me këtë fitore, Tottenhami renditet në pozitën e tretë në tabelë me 29 pikë ndërsa Leeds mbetet në të 11-n, me 23 sosh.