Andrea Pirlo ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Mesfushori italian në moshën 38 vjeçar i ka dhënë fund një karriere të madhe në futboll, e me shumë tituj të fituar me skuadra si Milan e Juventus.
“Ka qenë nder të luaj me ju dhe kundër jush, një kampion me shumë klas”, thuhet në urimin e Tottit të bërë ndaj Pirlos në pensionim.
Të dy këta lojtarë kanë luajtur së bashku te Kombëtarja e Italisë, ku edhe kanë fituar Kupën e Botës në vitin 2006 në Gjermani. Pikërisht këtë vit nga futbolli është pensionuar edhe Totti.
Pas pensionimit të Pirlos, fjalë të mira për të ka pasur edhe Gianluigi Buffon. Buffon me Pirlon ka luajtur te Juventusi dhe Kombëtarja e Italisë.
“Kushdo që ka luajtur me Pirlon e ka kuptuar kuptimin e fjalës “unik”. Kampion që ka alternuar klasin, elegancën dhe përulësinë”, ka shkruar Buffon.