Francesco Totti ka konfirmuar se do të qëndrojë në Romë në një rol ekzekutiv.
“Nuk kam nënshkruar ende asgjë, nuk kam ende një ndonjë rol ekzekutiv te Roma, por së shpejti do të bëhem”, ka thënë Totti për “Premium Sport” jashtë hotelit De Russie në kryeqytetin italian.
Klubi japonez Tokio Verdy ishte në mesin e ekipeve që shpresonin se sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist.