Totti: Real Madridi ose askush

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Francesco Totti e ka pranuar se ka qenë shumë pranë kalimin në Real Madrid, por beson se mori vendimin e duhur që qëndroi te klubi i fëmijërisë së tij, Roma.

Totti u pensionua nga futbolli në maj të vitit 2917, si anëtar i një grupi futbollistësh që e kaluan gjithë karrierën e tyre në një klub te vetëm, dhe tani ikona romake pohon se Romën do ta kishte braktisur vetëm për Real Madridin.

“Isha vërtet afër të kaloja në Real Madrid, por mora një vendim të madh jetësor për të qëndruar në Romë gjatë gjithë karrierës”, tha Totti.

“Sikur të vendosja të largohesha, zgjidhja ime do të ishte të luaja jashtë vendit, por vetëm në Real Madrid për shkak të respektit për njerëzit dhe përkrahësit e Romës”, shtoi Totti.

Ai thotë se, megjithatë, vendimi i tij përfundimtar ishte të qëndrojë në Romë, te klubi të cilin e ka përkrahur dhe do ta përkrahë përgjithmonë.

Të ngjashme