Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, beson se barazimi pa gola kundër Ballkanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, i jep shpresë skuadrës së tij ta arrijë finalen në ndeshjen e kthimit.
Feronikeli e ndali me barazim 0:0 Ballkanin në ndeshjen e parë mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, duke i lënë letrat e hapura për përcaktimin e finalistit në ndeshjen e kthimit pas dy javëve në Drenas.
Feronikeli e sheh fitimin e Kupës së Kosovës si një mënyrë më të mundshme për ta siguruar një vend në kualifikime për pjesëmarrje në fazën grupore të Ligës së Evropës – garën dytësore evropiane.
Por më pak fat, skuadra nga Drenasi ka mundur të shënonte një gol që do të ishte shumë i rëndësishëm si mysafir, para ndeshjes së kthimit, por disa raste të mrekullueshme kaluan pa u shfrytëzuar nga djelmoshat e Tovërlanit.
Tovërlani beson se ky rezultat i jep shpresa të mëdha ekipit të tij ta arrijë finalen.
“Luajtëm përballë një kundërshtari mjaft të fortë dhe të organizuar, por ia dolëm të përballemi me dinjitet dhe të bëjmë mirë. Mund të kishim shënuar edhe një gol, por rezultati është i mirë dhe na jep shpresë për ndeshjen e kthimit”, tha Tovërlani pas ndeshjes.
“Dje futbollistët morën edhe një pagë nga presidenca, pasi nuk ishin paguar prej disa muajsh, ndërsa shpresoj që kjo të na ndihmojë të reagojmë për fazën finale të sezonit”, shtoi ai.