Tradita e çuditshme në Polinezi

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 13:35 | Nga

Në të kaluarën, në kulturën mbizotëruese havaiane, ishte zakon emërtimi i njerëzve me organet gjenitale të tyre. Anëtarët e mbretërisë dhe populli kishin këngë me të cila përshkruanin organet gjenitale.

Në Egjiptin e lashtë besohej se rrjedha e Nilit shkaktohej nga ejakulimi i perëndisë Atuma. Kjo ishte arsyeja pse faraonët masturbonin me ritual në lumin e lavdishëm.

Populli në Guadiro të Kolumbisë ka një formë interesante e argëtuese. Në valle ceremoniale, vajza mund ta zë në thua me këmbë një djalë të ri. Nëse kjo ndodhë, vallja e tyre duhet të përfundojë me seks.

Banorët e ishullit të vogël të Inis Beag në bregdetin e Irlandës i përkasin shoqërisë më të mbyllur kur është fjala për aktivitetin seksual. Të rriturit nuk i heqin brekët edhe gjatë marrëdhënieve seksuale dhe të gjithë mendojnë se seksi është i keq për shëndetin e tyre.

Në mesjetë, Kisha arriti në përfundimin se pozita misionare është i vetmi pozicion “i duhur” për marrëdhënie seksuale.

Disa fise në Himalaje kanë praktikuar poliandrinë, dhe të gjithë vëllezërit e ndajnë një partnere seksuale. Kështu ata nuk kishin shumë të fëmijëve meqë nuk ishin në gjendje për t’i mbajtur për shkak të kushteve të rënda të jetesës.

Në disa ishuj të Polinezisë ishte krejt normale për të shikuar prindërit derisa ata kryejnë marrëdhënie seksuale. Fëmijët flinin në dhomë me prindërit e tyre dhe ishin të pranishëm gjatë marrëdhënieve të tyre seksuale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme