Hajnat në Kosovë po e vazhdojnë ‘traditën’ si çdo vit tjetër gjatë muajit të Ramazanit, duke vjedhur para e gjësende në vlerë të madhe, nëpër shtëpi të ndryshme gjatë kohës së iftarit.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Azem Bejta” të Vushtrrisë, ku një familje pasi u kthyen në shtëpi e kuptuan se u kishin hyrë hajnat.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga familjarët. Sipas tyre, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda, përmes dritares së një dhome.
Aty, hajnat kanë marrë mbi 5 mijë euro nga një çantë, si dhe stoli ari në vlerë të 500 eurove.
Kjo familje e kuptoi që shtëpia e tyre ishte cak i hajnave pasi u kthyen dhe e panë gjendjen në të cilën ndodhej shtëpia.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.