“Trafiku Urban” e “Vala” nënshkruajnë marrëveshje, udhëtarët do të paguajnë biletën me sms

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka nënshkruar marrëveshje të mërkurën me me operatorin telefonik “Vala”, me të cilën tash e tutje qytetarët mund të pajisen me bileta nëpërmes SMS-ve.

Sipas “Trafikut Urban” ky është një hap i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për udhëtarët.

Kryeshefi Maraj e konsideroi këtë marrëveshje si arritje të rëndësishme, e cila sipas tij mundëson një shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës.

Kryeshefi Maraj falënderoi përfaqësuesit e Valës për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në këtë projekt.

Në anën tjetër përfaqësuesit e operatorit Vala u shprehën të gatshëm që me ndërmarrjen “Trafiku Urban”, të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

Avni Tafilaj, drejtor i shitjes në “Vala”, tha se fokusi i tyre është pa dyshim tek qytetarët, dhe janë të lumtur që ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht udhëtarëve të “Trafikut Urban”.

Të ngjashme