Trafiku Urban e zgjat orarin e lëvizjes deri në ora 22:00

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Trafiku Urban i Prishtinës njofton se për shkak të masave të reja, duke filluar nga e shtuna, autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:-00.

Ndërkohë masat që duhet të ndiqen gjatë udhëtimeve më autobusët e Trafikut Urban janë:

  1. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
  2. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
  3. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme