Tragjedi në futboll, ndërron jetë futbollisti 13 vjeçar

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Futbolli dhe sporti ndërkombëtar në përgjithësi e ka marrë një lajm tronditës së fundmi.

Futbollisti i ri, Samuel Victor Ovie Akwasi ka ndërruar jetë derisa ishte duke luajtur futboll.

13 vjeçari ishte në mesin e fushës kur kolapsoi dhe përfundoi në tokë, derisa më pas u vërtetua se lojtari fatkeq e pësoi një sulm kardiak, shkruan “Gazeta Express”.

Ky ishte një lajm shkatërrues për familjen e tij, por edhe për vetë klubin anglez, Nottingham, ku luante ai për ekipin e të rinjve.

Lojtari ndërroi jetë në spital, ku u transportua me shpejtësi.

Babai i tij zemërthyer, Tubman Akëasi ka thënë se djaloshi ishte i dashur dhe i respektuar nga komuniteti i futbollit.

“Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa Samuel. Ai ishte mjaft i talentuar. Ai ishte një legjendë, një legjendë e jona”, ka thënë babai i tij për “Nottinghamshire Live”.

Tubman theksoi se ëndrra më e madhe e djalit të tij ishte të bëhej lojtar i Premierligës dhe të luante për Nottingham Forest, shkruan “Gazeta Express”.

“Kur Nottingham Forest fitoi në Wembley, unë kam qarë. Ai donte të luante për ta një ditë. Është një tragjedi me të cilën po përballemi si familje. Jam zemërthyer”, përfundoi babai i lojtarit që ndërroi jetë papritmas. 

Të ngjashme