Tragjedi në Greqi, makina përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

11 refugjatë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në Kavala.

Kamioni në të cilin ishin fshehur 11 emigrantët është përplasur nga një makinë.

Nga përplasja e fortë, të dy automjetet kanë shpërthyer në flakë. 11 viktimat mbetën të bllokuar në kamion, duke u djegur të gjallë.

Sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i makinës për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kamionin.

Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së.

Shoferi 39-vjeçar i kamionit në pronësi të një shtetasi grek, me banim në Karyanis Kavalas, mbeti i plagosur lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme