Shkon në tre numri i viktimave në Klos. Policia bën me dije se autori, pasi ka qelluar me armë kusheririn e tij të parë dhe djalin e këtij të fundit, ka vrarë vetën.
Informacioni paraprak nga Policia e Klosit:
“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.