Tri të shtëna me armë. Një për Marianon, një kimist i shkëlqyer 27 vjeçar, një për Isabellan, 19 vjeçe, dhe plumbi i fundit shkon për veten.
Një tragjedi ka ndodhur në një familje në provincën Esperia të Italisë ku Gianni Paliotta vrau dy fëmijët e tij e më pas veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit ku 70 vjeçari priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjeçe të dilte nga shtëpia që më pas të kryente krimin makabër, shkruajnë mediat italiane, përcjell oranews.tv.
Thuhet se Paliotta nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma.
Megjithatë motivet e vërteta të kësaj vrasjeje makabre nuk dihen ende.