Tragjedi për futbollistin e njohur, hajnat ia vrasin tezen dhe ia plagosin nënën

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës.

Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur.

Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.

Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje, transmeton albeu.

Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një person i familjes gjithashtu.

Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësja e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas grabitjes.

Të ngjashme