Kishte pasur reshje të borës dhe temperaturat ishin “zhytur” shumë gradë celsius nën zero, duke shkaktuar ngrica të mëdha më 20 tetor të vitit 1982.
Megjithatë, kjo nuk kishte ndaluar dhjetë mijë tifozët e vendosur për të përcjellë nga tribunat e stadiumit ndeshjen që Spartaku i Moskës e luante në shtëpi ndaj HFC Haarlem të Holandës në kuadër të Kupës së UEFA-s, transmeton Koha Ditore.
Në “Lenin Stadium” siç njihej atëbotë “Luzhniki” i sotëm, “militsiya” – policia e atëhershme sovjetike, kishte detyruar të gjithë tifozët që të qëndronin në një tribunë për të kontrolluar më lehtë sjelljet e tyre.
Terracat ishin të akullta, kurse shkallët të rrëshqitshme. Deri në fund të mbrëmjes, zyrtarisht u tha se 66 tifozë humbën jetën, por kjo shifër është e minimizuar, sikurse edhe vetë tragjedia nga sistemi i atëhershëm sovjetik.
Raportet e tjera thonë se numri i personave që përfunduan me fatalitet gjatë asaj mbrëmjeje shkoi deri në 340.