​Tragjedia me 151 të vdekur në Korenë e Jugut – shpallet zi kombëtare

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë zie kombëtare për shkak të një tollovie që u shkaktua gjatë festimeve të Halloween-it, ku mbetën të vdekur 151 persona dhe 82 të tjerë u lënduan.

Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte vendin e përplasjes së turmës.

“Kjo është vërtet tragjike. Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”, ka thënë Suk-yeol.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shkonte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme