44 vjeçari Flamur Rexha, i cili dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeç dhe më pas e ka vrarë edhe vetën do të varroset sot në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Derisa akoma nuk është dhënë asnjë informacion se kur do të varrosen edhe dy djemtë e tij.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur në afërsi të Hamburgut në Gjermani.
Po ashtu e plagosur kishte mbetur edhe gruaja Advije R (38 vjeçare) e cila tashmë është zgjuar nga koma artificiale.
Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, ajo i shpëtoi gjakderdhjes por akoma nuk është në gjendje të merret në pyetje lidhur me rastin.