Tragjedia në Gjakovë- Hajdar Beqa shpreh ngushëllime: Me zemër të thyer mora lajmin për humbjen e tre fëmijëve

Prishtinë | 02 Shk 2025 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka reaguar pas vdekjes së tre të rinjve në një objekt të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Beqa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithëve që po e përjetojnë këtë dhimbje.

“Me zemër të thyer mora lajmin për humbjen e tre fëmijëve nga Jabllanica e Gjakovës. Si bashkëqytetar, e ndiej thellësisht këtë dhimbje që ka prekur familjen dhe gjithë Gjakovën. Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë dhimbje. U prehshin në paqe”, ka shkruar ai.

Të ngjashme