Është rritur më tej bilanci i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave dy ditë më parë pranë Larisës.
Autoritetet bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 57 viktima, ndërkohë që disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, gjë që mund ta përkeqësojë me tej bilancin e fataliteteve.Qeveria deklaroi se ka nisur hetimin e pavarur për të dhënë drejtësi, si edhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.Aksidenti ndodhi gjatë natës së të mërkurës në afërsi të Larisas në Greqi, kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë dhe të shkatërrohen plotësisht.
Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë, duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën.Një menaxher hekurudhor është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar çdo keqbërje, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.