Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole të gazit në fshatin Rramanlli të Kumanovës.
“Unë shpreh ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së fëmijëve sot në Romanovce. Sinqerisht shpresoj se tragjedia nuk do të jetë më e madhe dhe se të gjithë shtatë të lënduarit rëndë do të shërohen së shpejti. Mbështetje dhe respekt ndaj ekipeve në detyrë për reagimin në kohë dhe ekipit në qendrën klinike që kujdeset për të dëmtuarit “- tha Zaev.
Nga kjo ngjarja tragjike edhe shtatë persona mbeten të lënduar.