Gruaja 48-vjeçare L.Q., vdiq sot si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. I dyshuari i vrasjes është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar. Për tragjedinë e ndodhur në Llaushë të Skenderajt, ka folur kryetari i këtij fshati.
Faik Geci, kryetar i fshatit Llaushë tha se ndihen të shokuar me ngjarjen e ndodhur sot.
“Sot ka ndodhur një rast i rëndë, vrasja e një gruaje nga Llausha e Skënderajt. Ky rast me ka tronditur mua si kryetar i fshatit. Ne e njohim si familje te mirë dhe jo problematike dhe jemi të shokuar nga ky rast”, tha Geci në “Frontal”.
Ai tha se “Familja jeton në Skenderaj aktualisht dhe nga informacuonet që na kanë ardhë sot na kanë tronditur thellë dhe jemi shumë të shqetësuar për rastin që ka ndodh”.
“Motivet nuk i dimë, presim nga organet e rendit të japin informacionet”, shtoi ai.