Tragjedia në pishinën e Gjirokastrës, 15-vjeçari dyshohet se pësoi sulm në zemër

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të një 15-vjeçari.

Sipas policisë, adoleshenti dyshohet se ka pësuar sulm në zemër teksa po notonte brenda pishinës.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha policia.

Të ngjashme