1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Kosova, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është në fazën e hibernacionit ( po mbijetonë duke i hëngër rezervat, si ariu polar ). Tash , me një pozitë bllokuese, antishtet dhe antikombëtare thuaja është në koma apo vdekje klinike. Opozita, e lodhur dhe aspak bashkëpunuese vetëm sa po e përshpejton shembjen e shtetit. Me një presidente që më shumë bredhë rrugëve të botës se që është në Kosovë, të shndërruar në zhagmbajtëse të deputetit Kurthi që, sikur dikur Cezari në Romë i ka uzurpuar të gjitha postet , është e pamundur të shpresojmë se do ta shohim një dritë në fund të tunelit e lëre më të jetojmë me dinjitet, qoftë edhe minimal. Tash, mbi supet tona të dërrmuara e kemi edhe një , deri te vendimi i GJK – së, mendermethënë kryetar Kuvendi. Budallai nuk paraqet rrezik nëse e luan rolin e të mençurit, deri në çastin kur beson se vërtetë është i mençur , disi si Dimal Basha që e shpalli Kuvendin si të formuar ndonëse ishte në Kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Do të ishte qesharake po të mos ishte e shëmtuar takimi i tij me ” homologë “, në cilësinë e kryetarit , ndonëse Kuvendi nuk ishte themeluar në pajtim me ligjin, Rregulloren , praktikat e deritashme dhe Kushtetutën. Si një anti UÇK – ë i certifikuar me një ” studim shkencorë ” ky i pafytyrë mori guximin të shkojë ( ilegalisht ) te Varret e Dëshmorëve në Prekaz, te Varri i Abetares dhe Kuptimit të Luftës për Liri – te Bacë Adem Demaçi dhe te ish – presidenti Ibrahim Rugova. Për një atdhetar , ish të burgosur politik dhe luftëtarë të UÇK – së nuk mund të ketë fyerje më të madhe se kjo vizitë poshtëruese dhe blasfemike. Unë kam përgëzuar ata që e votuan vetëm për faktin se u çbllokua procesi dhe nuk kam pasur dijeni për “studimin shkencorë” kundër UÇK – së nga i cili po përpiqet të distancohet ( pasi u zgjodhë kryetar i Kuvendit ), si djalli nga temjani apo kryqi. Tash , pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , për ata që punojnë dhe besojnë në shtet ligjor rruga drejtë formimit të Kuvendit të Kosovës është e qartë , duhet të votohet propozimi i grupit më të madh parlamentar i serbëve të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit . Kështu është dashur të veprohet që në seancën e parë konstituive . Kështu është vepruar në të gjitha legjislaturat e mëparshme . Në vitin 2021 ishte votuar Sllavko Simiqi për nënkryetar edhe me votat e LVV – së dhe askush nuk e cilësuar këtë votim si tradhti . As sot nuk duhet të përdoret ky cilësim , nga askush dhe ndaj askujt. Sot është i njëjti kandidat , i njëjtit subjekt politik vetëm se është 5 vjet më i moshuar. Madje , nëse kemi parasysh bashkëpunimin e LVV – së me LS – e përmes sekseres mercenare , Mimoza Kusari , gjatë mandatit të fundit për çështje shumë të ndjeshme kombëtare dhe politike , LVV – ë është dashur që me aklamacion ta votojë Sllavko Simiqin . Sikur edhe ” presidentja e rrugëve të botës ” që , me votat bujare të LS – së u bë presidente . Lufta kundër LS – se është e shpikur dhe e shpifur , është sajesë që keqpërdoret në luftë për pushtet , nuk ka lidhje me patriotizëm. Më thoni çfarë patriotësh qenkan Hekuran Murati , Xhelal Sfeqla , Cen Bageri , Dejona Mihalidis , Dimal Basha , Elbert Krasniqi , i biri i Ali Milicit dhe të tjerë që vetëm me këtë ” patriotizëm ” kanë ulur prapanicat në karrike e që , në rrethana normale nuk do të ndodhte asnjëherë. Më thoni se çka ka folur më keq dhe më zi për luftën dhe UÇK – në Sllavko Simiqi , se që e kanë bërë Hekuran Murati , Donika Shvarc , Nëna Mihalidis dhe Dimal Basha , midis shumë të tillëve të LVV – së!
Është momenti i fundit që anija thuaja e fundosur në injorancën dhe patriotizmin e rremë , e quajtur Kosovë të nxirret nga bataku i rërës së gjallë ku e kanë futur arrivistët karrieristë , jopunëtorët dhe njerëzit e këqinjë ! Nëse e duan vendin , ligjin dhe rregullin duhet ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese , të gjithë , pa dallim , pozitë dhe opozitë ! Aktualisht pozitës i duhet anarkia dhe shthurja e shtetit , opozitës jo. Nëse pozita nuk është e gatshme ta zbatojë këtë vendim , opozita duhet ta zbatojë 100 përqind , edhe nëse humbë pak vota. Në planin afatgjatë askujt nuk i duhen votat jokushtetuese , votat e mbështetura në patriotizëm folklorik dhe armiq të sajuar , të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse opozita i nënshtrohet një pozite shkatërruese e që nuk ka bërë asgjë për lirinë dhe shtetin e Kosovës le të shkrihet në LVV – ë , si mendermethënë ” Lista Guxo “. Pa themelim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të reja të përgjithshme , Gjykata Kushtetuese nuk ka autoritet dhe mandat ligjor ta bëjë këtë , në asnjë rrethanë , pa themelimin e Kuvendit .
2. Lasgush Poradeci dhe Albin Kurthi :
Lasgush Poradeci ishte , besoj njëri ndër intelektualët më të zotë dhe më të kompletuar shqiptar i të gjitha kohërave . Gjithashtu , ishte një patriot i bindur dhe i vendosur për bashkim kombëtar . Asnjëherë nuk ngrinte dolli pa thënë :” mos qoftë kjo gota e fundit pa u bashkuar me Kosovën ..”. Ishte disident i bindur kundër diktaturës komuniste në Shqipëri prandaj jetoi në varfëri të madhe dhe i përbuzur deri në masën sa që e konsideronin të çmendur . Megjithatë , duke e çmuar aftësinë e tij si shkrimtar , autoritetet partiake të regjimit kërkuan nga ai të shkruajë një artikull afirmativ për një kooperativë bujqësore . Pasi u mbështet për muri e dërgoi shkrimin për të cilin partia reagoi ashpër duke i thënë se : ” nuk na dërgove shkrim por m.t na dërgove..”. Përgjigja e gjeniut Lasgush Poradeci ishte se ” m.t kërkuat , m.t ju dërgova..”.
Albin Kurthi nuk është intelektual e as patriot i kalibrit të Lasgush Poradeci. Në opozitë ishte për bashkim kombëtar , tash thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk ia lejon këtë ndonëse askush si ai nuk e ka dhunuar dhe shkërdhyer Kushtetutën . Me kërkesën e Hristijan Mickovskit , në mënyrë kriminale ndërhyri te faktori politik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut për ta eliminuar nga skena politike krahun e luftës çlirimtare dhe Ali Ahmetin , sikur që bëri edhe në Kosovë . Fillimisht u angazhua personalisht , në Shkup dhe Prishtinë pastaj e përdorte Liburn Aliun. Tash , pasi Luburni u eutanazua ( vdekje e asistuar ) nga LVV -ë , për zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut , si ndihmë dhe pykë , Kurthi e dërgoi , pas akademikut Agim Bahtiri , mbase intekektualin më të zgjuar dhe më të fuqishëm që e ka sot LVV – ë , Hysen Durmishin , i njohur me emrin artistik si Cen Bageri. Fjalimi i tij ishte ndihmë e jashtëzakonshme kundër unitetit shqiptar në Maqedoni , për llaskucët që flasin shqip e mendojnë turqisht që po kontribuojnë shumë për realizimin e ” Botës Serbe ” të Hristijan Mickovskit dhe nënkryetarit serb nga Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë së Veriut , ndryshe familjar i ngushtë i Millan Radojiçiqit që botërisht ka kërkuar çnjohje e Kosovës nga Maqedonia . Ditë më parë , partizani i madh i LVV – së dhe Albin Kurthit , Abdylhaqim – Kim Mehmeti , kërkoi nga dishepulli i tij t’i kthejë ” shqiptarët ” e Hristijan Mickovskit në ” rrugë të Zotit ” pasi vet Kurthi i paska futur në këto paudhë kombëtare . Si përgjigje Kurthi ua dërgojë Hysen Durmishin – Cen Bagerin që , katërcipërisht e vërteton se : ” historia e vërtetë , nëse përsëritet si e shtrembëruar – sajuar , përfundon si farsë..” Sikur historia e shkrimit të Lasgush Poradecit për kooperativat bujqësore në Shqipëri. Nëse kërkoni m.t , m.t do të keni , nëse kërkoni Hysen Durmish , të njëjtin do ta keni !
3. Beretat e Kuqe :
Qeveria e Malit të Zi i dorëzoi një Notë Proteste Ambasadës së Kosovës në Podgoricë shkaku se , sipas tyre paska pasur të shtëna me armë zjarri nga Kosova në kufirin midis dy shteteve . Fatmirësisht ky incident serioz u heshtë dhe nuk ka ndonjë informatë zyrtare , as për shkaqet e as për pasojat . Mirëpo , dashakeqësit dhe llafet e qarshisë thonë se ky nuk ka qenë rast i izoluar por i paramenduar dhe planifikuar mirë . Pasi dështuan përpjekjet e përditshme politike të LVV – së e që instrument e përdorë pushtetin aktual , për kthimin e mbi 8000 km të territorit që përmes Demarkacionit , padrejtësisht i janë dhënë Malit të Zi , Nëna e Madhe e LVV – së ka propozuar që këto territore të kthehen forcërisht . Për këtë aksion me emër të koduar ” Pordha e Madhe ” i ka kombinuar të gjitha gjinitë e forcave të armatosura në me krye komandanten e Përgjithshme , brigadieren e Kurthit , Vojsa Osmani . Forcat e rregullta ushtarake u janë besuar luftëtarëve të shquar të luftës së fundit , Lal Cullës dhe Cen Bagerit. Dashakëqinjtë për ta thonë se kanë qenë dezertorë të ndyrë prandaj mrekullisht përshtaten në ” strategjinë ushtarake ” të zonjës Mihalidis , e para e së radhës së Beretave të Kuqe dhe Faqes së Zezë. Njësitë paramilitare i janë besuar Hekuran Muratit , këtij rrenci dhe urryesi të luftës çlirimtare . Oficer për moral kundër UÇK – së , në mënyrë aklamative është emëruar Dimal Basha . Përgjegjës për operacione speciale në tokë e sidomos në ujë , me bazë në lumin Moraça është caktuar admirali i flotës detare , Agim Bahtiri. E ka dëshmuar këtë në luftë me Goran Rakiqin në lumin Ibër. Për harta topografike është caktuar Shpejtim Bulliqi , e njeh terrenin që duhet rikthyer në malet e Çakorrit të Koresë së Veriut . Ky është vetëm fillimi , pas Çakorrit vjenë Manastiri i Deçanit , deri te Molla e Kuqe ku ” pordhaxhinjtë e bashkimit kombëtarë do hanë dardha kak – içke.
Kur shpërfillet Seneka :
Seneka e kishte një thënie që shpërfillet nga budallenjtë e respektohet nga të urtët se : ” kur të shkoni për të marrë hak , hapni dy varre…”. Përkthyer në shqip : ” kur të shkoni për të rikthyer territoret , në emër të bashkimit të rremë kombëtar , do ta fitoni Marrëveshjen e Brukselit me aneksin e Ohrit..” . O Albin ” Baba “.
Edhe ne që jemi për Barcelonën e shpërfillëm Senekën , shkuam me marrë hak kundër PSG- ë , u ndamë me miza bythëve. Shpresojmë në më të mirën, megjithatë!