Trainkos zbulon manipulime me arkat fiskale: Bëheshin nga viti 2016, shkarkohen 12 punëtorë -dëmi kalon shumën prej 230 mijë eurosh

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A ka njoftuar në lidhej me një rast të dyshimtë ët manipulimit me arkat fiskale, e që i ka shkaktuar ndërmarrjes një dëm të konsiderueshëm financiar.

Trainkos Sh.A njoftoi se pas një hetimi të brendshëm të ndërmarrjes, me mbështetja të ATK-së është zbuluar se ka pas ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, nga 2016 deri më 2024.

“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme