Një nga anëtaret e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit. Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes.
Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha.
Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se do të duhet të mbajë përgjegjësi”.
Trajkoviq ka folur edhe për faktin se Sylë Hoxha është edhe prokuror i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, rast për të cilin thotë se janë kryer disa arrestime.
Megjithatë ajo thotë se një nga të dyshuarit për vrasjen ka ikur.
“ E kam fjalën për Radojicicin, i cili është arratisur përgjatë aksionit në Veri’, ka thënë tutje politikania serb.