Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq mendon se “presidenti Vuçiq ka humbur autoritetin tek serbët në Kosovë” dhe se ndarja e Kosovës është “zgjidhja më e keqe”.
Trajkoviq në një intervistë për FoNet, ka vlerësuar se, gjatë arrestimit të fundit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë dhe dëbimit të tij nga Kosova, është përdorur forcë e tepruar, por se “populli nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur”.
“Serbët janë të frikësuar, panë se dikush po rrihej, se hynë në sallë, dhe tërhiqet përfaqësuesi i shtetit serb në rrugët e Prishtinës, sikur e linçonin”, shpjegoi Trajkoviq, duke theksuar se qëllimi ishte “të antagonizohen më tej serbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe për të inkurajohet urrejtja ndaj Serbisë”, përcjell Telegrafi.
Ajo mendon se kohët e fundit shumë gjëra për Kosovën “po negociohen prapa skenave dhe se është e pabesueshme se edhe rasti në Mitrovicë të mos jetë ashtu”.
E pyetur se kush po bën marrëveshje të tilla, Trajkoviq tha “President Vuçiq dhe zoti Hashim Thaçi”, “për dallim që ndërhyrjen e fundit e kanë organizuar nga Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.
“Strukturat policore që kryen këtë aksion janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të Presidentit të Kosovës”, pohon Trajkoviq, por shton se Ramush Haradinaj ishte kundër tij.
“Beogradit i konvenon, sepse është dhënë premtimi (Angela) Merkelit se së shpejti do të dalë me një marrëveshje të ligjshme ,të cilën opinioni publik në Serbi nuk e pranon” shpjegoi Trajkoviq.
“Në anën tjetër, Thaçit i konvenon sepse Gjykata Speciale fillon funksionojë”, kujtoi Trajkoviq dhe ka vlerësuar se ai “duke krijuar situata të jashtëzakonshme, pengon rrjedhjen e ligjshmërisë”.
Trajkoviq mendon se deputetët Listës Serbe nuk do të dalin nga Qeveria e Kosovës për shkak se “Haradinaj nga dëshira që të mbijetojë në pushtet, tashmë është duke negociuar me serbët e tjerë, që do t’i merrnin vendet e tyre, e ata nuk do të largohen”.
Kur u pyet nëse Prishtina, në aksionin policor në Mitrovicë, Trajkoviq ajo tha se për këtë mendon pragmatikisht.
“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua, integrimi u pranua, delegatët dhe deputetët serbë u zgjodhën sipas ligjeve të Kosovës, ata duhet ta respektojnë Kushtetutën”, tha Trajkoviq dhe deklaroi se nuk mund të veprojnë përtej asaj që është nënshkruar.
Ajo ‘ka frikë’ se veprimi i ardhshëm i Prishtinës mund të jetë marrja e Gazivodës dhe rikujton se “për çështjen e energjetikës nuk është arritur marrëveshje në Bruksel, por nëse shihet institucionalisht, ajo është territor i Kosovës”.
Trajkoviq tërheq vërejtjen se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe që do të thoshte destabilizim i rajonit dhe sigurisht edhe Serbisë.
Paralajmërimin e udhëheqësve të serbëve të Kosovës, që nga 20 prilli, do të nisin themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pa Prishtinën, Trajkoviq e krahason këtë me rastin “Krainën Serbe” në Kroaci, e që do të përfundonte si atje.