Trajneri i ekipit anglez Frome Town ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Nick Bunyard do të paguajë një çmim të lartë për bastet që ka vënë kundër skuadrës së tij.
Ai është suspenduar nga ushtrimi i detyrës së trajnerit deri në vitin 2019, pasi që është gjetur fajtor në vënien e basteve në 45 kundër skuadrave të tij, përfshirë këtu edhe kohën kur drejtonte Paulton Rovers.
Bunyard që aktualisht drejton ekipin e ligës së shtatë të Anglisë, Frome Town, do të duhet të paguajë edhe një dënim me para prej 3000 funteve.
Ai ka vënë në total 97 baste nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të këtij viti, gjë e cila është e ndaluar me ligj nga FA.
Ashtu si federata angleze edhe ekipi Frome, ka suspenduar nga puna Bunyardin.