“Ne jemi optimist se po”, ka thënë Hector Cuper me besim se Mohamed Salah do të shërohet me kohë dhe do të luaj në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër Uruguait.
Faraonët janë duke vuajtur pa Salah, por Cuper ka thënë sot se ylli i tyre mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Uruguait.
Sipas trajnerit të Kombëtares se Egjipti, ata ishin përgatitur edhe për me të keqen nëse Salah nuk do të shërohej dhe nuk do të ishte gati për këtë Botëror.
Për trajnerin Salah është një lojtar shumë i rëndësishëm i Egjiptit, por ai ka thënë se skuadra nuk mund të varet në një lojtarë gjatë gjithë garës derisa ata do të luajnë të premten e ardhshme në Rusi.
“Ne shpresojmë që ne mos të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të jemi e njëjta skuadër dhe mos të varemi nga një lojtar”, ka thënë Cuper.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm por nëse nuk është gati ne do të luajm me një lojtar tjetër. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë atë, por shpresojmë se kjo mos të jetë e vërtetë”, ka shpjeguar ai.
“Salah është në fazë të mirë shërimi të krahut të tij. Ne kemi nevojë që ai të jetë mirë edhe në aspektin fizik sepse ky lëndim e ndal atë që të këtë stërvitje normale si lojtarët e tjerë, por kemi lajme të mira nga mjekët në këtë aspekt. Ne shpresojmë që ai do të jetë gati para ndeshjes me Uruguain. Ne jemi optimist dhe ne po presim atë”, ka konkluduar Cuper.