Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ndeshja e 1/8 së finales kundër Gjermanisë të martën në Wembley është një mundësi për ekipin e tij për ta shkruar historinë.
Southgate shpreson se do ta udhëheqë Anglinë drejt çerekfinales, pasi ia doli ta dërgojë atë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës më 2018, raporton Gazeta Express.
Ai është i etur t’i shohë lojtarët e vet duke e shkruar një kapitull të ri në rivalitetit Anglo-Gjermani, me disa prej të cilëve që janë tepër të rinj për t’i mbajtur në mend takimet e tyre të kaluara.
“Kjo ndeshje është mbase më e vlefshme se një ndeshje e rrethit të dytë. E tillë ishte Belgjikë-Portugali dhe një apo dy të tjera”, tha Southgate para ndeshjes.
Ai shtoi: “Është një mundësi e madhe për këtë ekip për të shkruar historinë dhe për t’iu ofruar njerëzve kujtime të ndeshjeve Angli-Gjermani për të ardhmen, që dallojnë paksa me ato me të cilat janë vërshuar ata gjatë ditëve të fundit, të cilat nuk nënkuptojnë absolutisht asgjë për ta, sepse ata nuk kanë qenë të lindur bile”.
Gjermania i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e eliminimit direkt kundër Anglisë, që prej humbjes në finale të Kupës së Botës më 1966 në Wembley.