Trajneri i Argjentinës, për kalimin potencial të Lautaros në Barçë: Do t’i duhet ta fitojë vendin në ekip

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lautaro Scaloni, beson se Lautaro Martinez do të duhet të sakrifikojë dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër nëse transferohet nga Barcelona në Inter.

Lautaro Martinez raportohet se mund ta lërë Interin gjatë afatit kalimtar të verës për të kaluar te kampionia në fuqi e La Ligës, Barcelona.

Sulmuesi argjentinas i shënoi 16 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat për Interin gjatë sezonit 2019/20, para se të gjitha aktivitetet sportive të ndërpriteshin në mars shkaku i koronavirusit.

Si rezultat i paraqitjeve të tij në Serie A, Martinez shihet si zëvendësuesi i përsosur për Luis Suarezin, i cili në janar i mbushi 33 vjeç. Ndërkohë, edhe Lionel Messi e ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, përkundër që ka insistuar se nuk është në dijeni nëse dy palët janë në negociata për një transferim gjatë verës.

Mes këtyre spekulimeve të vazhdueshme për yllin argjentinas të Interit, edhe trajneri i tij në ekipin kombëtar, Lautaro Scaloni, u pyet për të ardhmen e tij.

“Nëse Lautaro shkon në Barcelonë, mendoj se trajneri Quique Setien do ta kërkojë një mënyrë se si ta inkuadrojë atë në skuadër. Ai do të duhet të sakrifikojë dhe ta fitojë vendin në ekip”, ka thënë Scaloni, transmeton gazetaexpress.

“Nuk do ta ketë askush të lehtë ta largojë Lautaron nga Interi… Do të më pëlqente që Lautaro Martinez të luante sa më shumë, të ketë vazhdimësi në skuadër”.

“Lautaro e ka një më të mirë – ai vrapon për veten dhe për bashkëlojtarët e tij. Ai do të jetë një sulmues shembull në të ardhmen”.

Të ngjashme