Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez i ka dhënë një paralajmërim Real Madridit.
Spanjolli ka folur në “El Larguero” për situatën e një prej futbollistëve të tij, Eden Hazard, i cili sipas tij duhet të luajë më shumë ndeshje dhe është i lumtur për pjesën e parë të belgut ndaj Francës.
“Hazard duke luftuar për ‘Topin e Artë’ në të ardhmen? Pa dyshim, pjesa e parë kundër Francës me jep edhe më shumë besim për këtë. Është e vërtetë që gjendja fizike e Edenit nuk është optimale”, tha Martinez.
“Situata e tij në Spanjë është shumë atipike. Na shqetëson të gjithëve. Ai është një lojtar që duhet të luajë ndeshje për arritur në nivelin maksimal fizik. Ajo që kam parë është se ai ishte i përsosur nga ana mjekësore. Nëse është në nivelin e 45 minutave me Francën, ai me siguri do të na japë më shumë sukses”, ka shpjeguar ai.
Përpos kësaj, ai ka folur për thashethemet që disa javë më parë e vendosën atë si trajnerin e ri të Barcelonës.
“Ka qenë një periudhë e vështirë, sepse duket sikur ju nuk doni të përgjigjeni, por e vërteta është se ata nuk më kanë kontaktuar. Thashethemet me trajnerët, ju e dini si funksionojnë. Nuk ka asgjë më shumë se një anekdotë që më ndihmon të fillon ditëm me një buzëqeshje”, theksoi ai.