Dëshira e Flick është që Thiago të qëndrojë në Bayern.
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, “shpreson” që Thiago Alcantara do të qëndrojë me kampionët e Bundesligës edhe përkundër spekulimeve që e lidhin me një rikthim në Premierligë te Liverpooli.
I pyetur për spekulimet e vazhdueshme për një largim të mundshëm të Thiagos, ai u përgjigj: “Shpresoj se nuk do të shkojë”.
Ai thotë se Thiago është rikuperuar dhe i gatshëm për lojë, mund të startojë nesër në finale të Kupës së Gjermanisë, derisa do të jetë 100% gati për Champions League.