Gurmanët e futbollit kanë mbetur të befasuar para pak çastesh kur kanë kuptuar faktin se Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i Feronikelit.
Lajmin e konfirmoi klubi nga “Rexhep Rexhepi”, duke treguar se kryesia në bashkëpunim me kryetarin Ramaj, kanë marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, me të cilin drenicakët fituan “tripletën” dhe shkruajtën histori në arenën ndërkombëtare.
Mirëpo në një prononcim të shkurtës për Gazeta Blic, ish-trajneri i Trepçës’89 pohoi faktin se arsyeja e vërtetë e largimit është kontrata.
“Kam pasur kontratë deri në muajin qershor, por që më është besuar edhe paraqitja në Evropë. Unë, si profesionist, e kam respektuar vendimin e tyre dhe tani do të vazhdoj diku tjetër”, deklaroi Ramadani.
Ndërkaq në pyetjen se mos eliminimi në Evropa Ligë i ka detyruar drejtuesit ta shkarkojnë, ai u përgjigj: “Jo. Arsyeja e vetme është skadimi i kontratës”.