Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka folur për ndeshjen e ditës së djeshme me Dritën që u shpall kampion i Superligës së Kosovës.
Ai ka thënë se ekipi i Gjilanit është kampioni i vërtet.
“Mendoj se ka qenë një lojë e mirë nga të dyja skuadrat, ne kemi mundur ta fitojmë këtë lojë, sepse e kishim lojën në dorë. Por për tre minuta kundërshtari na ka kaluar për një neglizhim ose ndoshta pas ndonjë kujdesi në repartin difenciv”.
“Mendoj se Gjilanit është skuadra kampione e Superligës të Kosovës. Sepse ka ditur të luajë pastër dhe me ndershmëri. Jo siç kanë luajtur të tjerët jashtë dhe siç nuk e kanë merituar këtë kampionat”, ka thënë Mezini para mediave dje.